8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Capello: Juventus, favorit për Champions

“Ekipet favoritë për të fituar Champions League? Spanjollet, Bayern Munich dhe nuk duhet të harrojmë Juventusin”.

Fabio Capello ka shprehur bindjen se ish-skuadra e tij është mes atyre që duhen mundur edhe në nivelin ndërkombëtar.

“Stoli më mungon relativisht, – ka shtuar Capello, – jam i përfshirë në projektet e mia në televizion. Nuk kam më ëndrra për të realizuar në stol: kam marrë shumë oferta, por i kam refuzuar të gjitha. Nuk kam më çfarë të jap as për kombëtaret. Do të pranoja të merrja drejtimin e një klubi nëse do të bëhej fjalë për një projekt stimulues”.

Capello, i cili ka shmangur pyetjet mbi Inter dhe Milan, i ka bërë komplimentet trajnerit të ri të Italisë, Ventura: “Është parë diçka ndryshe nga Conte. E ka nisur me një humbje, por kundër Izraelit ka pasur guximin të vazhdojë të luajë me dy sulmues edhe kur ka qenë në inferioritet numerik. Është një sinjal i bukur”.

Nuk mund të mungonte një koment edhe për Francesco Tottin: “Është i jashtëzakonshëm, kam punuar me të dhe mund të them se ka diçka më shumë në krahasim me të tjerët. E ndriçon Roman prej 23 vitesh, bën gjëra që të tjerët as nuk i imagjinojnë”.

Në fund, Capello ka folur edhe për Mario Balotellin, autori i një dygolshi në debutimin e tij në kampionatin francez me fanellën e Nice.

“Shpresojmë që, pas eksperiencave të fundit zhgënjyese, të tregojë vlerat që ka si futbollist. Nuk mund të mohohet se është një lojtar shumë i mirë. Kam dëgjuar se ka dëshirë të fitojë Topin e Artë: fillimisht duhet të luajë të gjitha ndeshjet dhe të shënojë shumë gola, por pa humbur për asnjë moment përqendrimin”, ka thënë ish-trajneri italian.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Lajmet e Fundit