20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Capello: Real Madridit nuk i nevojitet Mbappe, atyre iu duhen dy qendërmbrojtës

Real Madridi nuk ka nevojë për Kylian Mbappen.

Trajneri i njohur Fabio Capello tha se Real Madrid duhet të përqendrohet më shumë në përforcimin e mbrojtjes.

Francezi 22 vjeçari thuhet të jetë synim parësor i Realit që prej kur ai u fut në vitin e fundit të marrëveshjes me Paris Saint-Geraminin dhe mungesës së një marrëveshjeje të re mes tij dhe klubit.

“Mbretërit” i bënë tri oferta të pasuksesshme drejtë Mbappes gjatë afatit kalimtar të verës së fundit dhe presidenti i klubit Florentino Perez zbuloi së fundmi se do të rikthehet në janar për blerjen e tij.

Por, strategu italian, i cili ka qenë më herët trajner i “Los Blancos” thekson se presidenti i Real Madridit Fiorentino Perez po dështon ta adresojë një çështje më serioze.

Capello tha se Madrilenëve u duhet t’i transferojnë dy qendërmbrojtës, shkruan Football-Italia përcjell Klankosova.tv.

“Atyre do t’iu duhet kohë për ta ndërtuar një ekip të fortë, Madridit i duhen dy qendërmbrojtës. E pashë ndeshjen e tyre kundër Mallorcas.. nënë o nënë! Por ata nuk kanë telashe në sulm, edhe pa Mbappen”.

Real Madrid është i pari në tabelën e La Ligës falë goldallimit pas shtatë ndeshjeve, por i ka pranuar 10 gola tashmë, përfshirë dy në një humbje befasuese kundër Espanyolit në javën e fundit.

Më Shumë

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit