Arrestohet 19 vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren

E.K., i lindur në vitin 2002 ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një kafene në rrugën “Xhevë Lladrovci”, në Prizren.

19-vjeçari dyshohet se të martën ka thyer dhe dëmtuar një kafene dhe me të hyrë brenda lokalit, ia kishte vjedhur portofolin me para pronarit të kafenesë.

“Zyrtarët policorë kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit. Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K, i lindur në vitin 2002?, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Behar Rakaj, kandidati i LDK-së për kuvendar të Prizrenit

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit