13.1 C
Prizren
E enjte, 30 Tetor, 2025

Çeku: Në UNESCO nuk depërtohet lehtë

harullah cekuDrejtori Ekzekutiv i OJQ “Ec Ma ndryshe”, Hajrulla Çeku vlerësoi se qyteti i Prizrenit e ka një mundësi që nuk po e shfrytëzon për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Sipas tij, trashëgimia kulturore jo që nuk po shfrytëzohet, por edhe po degradohet.

“Prizreni e ka një mundësi reale që nuk po e shfrytëzon. Këtë mundësi derisa nuk po e shfrytëzojmë po e degradojmë dhe shkatërrojmë dhe jemi në pikën ku gjërat janë në moment të pakthyeshëm. Nuk po dimë të përkujdesemi për trashëgiminë”, tha Çeku.

Ai tha se në UNESCO nuk depërtohet lehtë. “Ka nisma të vonshme dhe shumë të vogëla ,dhe të mirëseardhura, por duhet shumë punë”, tha Çeku.

Sipas tij, gjasat janë shumë të vogla që si qytet apo zonë e mbrojtur historike të mbrohemi nga UNESCKO.”Kemi potenciale të mira të monumenteve individuale”, tha Çeku.

Ai tha se ka nisma individuale të vullnetit të mirë, por jo lëvizje. “Shtrohet pyetja sa këto nisma mund të hyjnë në agjendë institucionale. U mbajt në Prizren një takim, por pas atij takimi s’ka asnjë lëvizje”, tha ai.

Ndriçimin në Kala të Prizrenit, Çeku e ka quajtur ndriçim të thjeshtë dhe shumë të zbehtë. “Ndriçimi nuk është punë e thjeshtë, përkatësisht vetëm vendoja e disa reflektorëve të bardhë. Ka ekipe të specialulizuara që merren me këto punë”, tha Çeku./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

PDK-ja në Has mobilizohet për Totajn për ta bërë për herë të dytë kryetar të Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar takime me strukturat dhe elektoratin në zonën e Hasit, ku u shpreh i...

Kampioni kundër nënkampionit

ProCredit Superliga vazhdon të dhurojë sfida shumë interesante. Derbi i javës zhvillohet të dielën, ku përballen kampionia Trepça dhe nënkampioni Bashkimi, raporton PrizrenPress. Duelet e...

Lajmet e Fundit