23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ceremonia përkujtimore, një këngë për Olldashin në 1-vjetorin e vdekjes

olldashiNjë këngë për Sokol Olldashin në ceremoninë që do të zhvillohet në 20 nëntor në hotel Rogner në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej politikanëve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

‘Panorama” citon burime nga organizatorët e kësaj ceremonie që thonë se kënga do të këndohet nga Aleksandër Gjoka ndërsa orkestrimin e ka bërë Shpëtim Saraci. Por teksa japin këto detaje mbeten të rezervuar për autorin e tekstit.

“Me Sokolin” është titulluar nga organizatorët ceremonia përkujtimore në ndër të ish-ministrit të Transporteve, i cili ka dhënë kontribut disavjeçar në politikën shqiptare, po ashtu dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2001. Ftesa e shpërndarë nga miqtë e ngushtë të Sokol Olldashit në pjesën e parë të saj mban firmën e ish-deputetit demokrat, ndërkohë që në anën tjetër është vendosur fotografia e tij me nënshkrimin: “Takohemi të enjten më 20 nëntor 2014, ora 18:00, në sallën ‘Apollonia’ në Hotel Rogner. Miqtë e Sokol Olldashit”.

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit