3.1 C
Prizren
E martë, 21 Janar, 2025

Çfarë parasheh rishikimi i Projektligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020?

Më 67 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

Mosrishikimi i buxhetit, sipas Qeverisë, po e mbante peng ekzekutimin pagesave të Pakos Emergjente Fiskale për punëtorët, ndihmat për qiratë e bizneseve si dhe masat e tjera të ndara për pandeminë COVID-19.

Menjëherë pas miratimit të parë, Ministria e Financave ka kërkuar që Projektligji të procedohet sa më shpejt në komisione parlamentare në mënyrë që i njëjti të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar.

Ministria thotë se pas hyrjes së tij në fuqi të Ligjit, do të krijohet mundësia për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente.

“Menjëherë pas miratimit të projektligjit në leximin e dytë dhe hyrjes së tij në fuqi, do të krijohet mundësia ligjore për ekzekutimin e pagesave të mbetura për të gjithë përfituesit nga Pakoja Emergjente Fiskale të cilët janë në pritje dhe të gjitha ndarjeve tjera buxhetore”, njofton MF-ja, përcjell Telegrafi.

Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.

Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson të gjitha sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.

Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh, përcjell Telegrafi.

Sipas Programit Qeverisës 2020-2023 të prezantuar nga Qeveria e Kosovës, pritet të mobilizohen mbi 1 miliard euro për dy vite.

“Këto masa do të përmblidhen në kuadër të ‘Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19’, i cili program do të mobilizojë mbi 1 miliardë euro gjatë vitit 2020 dhe 2021 që do të futen në ekonomi. Do të themelohet Fondi për Rimëkëmbjen Ekonomike pas pandemisë COVID-19, ku do të grumbullohen mjetet që do të dedikohen për qëllime të mbështetjes ekonomike dhe sociale për të tejkaluar pasojat e pandemisë”, thuhet në program.

Kujtojmë se më 15 mars, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim ishte votuar buxheti i Kosovës për vitin 2020 në vlerë prej 2 miliardë e 357 milionë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Janis Joplin, këngëtarja rebele që për 4 vjet bëri histori të përjetshme në muzikën rock

Më 19 janar të vitit 1943 lindi njëra nga këngëtaret më të njohura në botë. Bëhet fjalë për Janis Joplin, këngëtarja rebele që pati...

Dita e sotme e vranët, mëngjesi me ngrica dhe mjegull

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë mëngjesit dhe natës priten ngrica...

Lajmet e Fundit