6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Chrissy i heq të gjitha

Ajo është shfaqur në të paktën dy kopertina të revistës “Sports Illustrated” me bikini, por këtë herë Chrissy Teigen ka vendosur t’i heqë të gjitha.

Modelja 29–vjeçare ka pozuar për revistën “Women’s Health UK”, ku sportiste dhe femra të famshme flasin për pasiguritë që kanë lidhur me trupin e tyre.

Chrissy, bashkëshortja e John Legend, duke treguar linjat perfekte trupore, thotë se nuk i ndahet palestrës dhe ha çdolloj ushqimi që dëshiron.

“Dikur krenohesha me faktin se nuk kisha nevojë të bëja ushtrime fizike, por pas një farë moshe je e detyruar ta bësh një gjë të tillë”, tha bukuroshja amerikane.

“Dua të pi shampanjë dhe të ha një darkë të bollshme, ndaj preferoj që të sakrifikoj një orë palestër në ditë, e më pas të bëj çfarë dëshiroj”, u shpreh Chrissy për revistën.

Në këtë numër të “Women’s Health” shfaqen nudo disa peronazhe të tjera të famshme, si Lucy Mecklenburgh, Kirsty Gallacher e Chloe Madeley.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Lajmet e Fundit