Affleck mohon lidhjen me dadon

Ben Affleck ka përgënjeshtruar zërat për një lidhje me dadon e fëmijëve të tij, Christine Ouzounian.

Aktori dhe regjizori i famshëm 42– vjeçar shpërndau një deklaratë për mediat, pasi revista “Us Weekly” publikoi lajmin për një lidhje mes Affleck dhe dados 28– vjeçare, e punësuar në pranverë për t’u kujdesur për tre fëmijët, Violet, Seraphina dhe Samuel.

Në deklaratë thuhet se Affleck e mohon kategorisht këtë histori dhe e konsideron “skandaloze dhe të bazuar në burime të pavërteta”.

Ben Affleck dhe ish– bashkëshortja Jennifer Garner i dhanë fund martesës së tyre 10 – vjeçare në Qershor, por ditët e fundit ata janë parë bashkë në Atlanta, ku Garner po xhiron një film.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit