16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

CIA: Bashkimi i Shqipërisë me Jugosllavinë kërcënonte Ballkanin

Inteligjenca amerikane ka deklasifikuar dokumentacionin e viti 1951, në të cilën analizon situatën në Shqipërinë komuniste dhe interesat e tre vendeve fqinje, Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Plani jugosllav kërkonte një nënshtrim të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë

Në kohën kur tre vende të Ballkanit Perëndimor kanë marrë iniciativën për krijimin e “Mini-Shengenit” të Ballkanit, ajo që e pret me padurim këtë projekt është Serbia. Pa një dalje në det dhe me zhgënjimin nga Bashkimi Europian, Serbia është bërë promotore bashkimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në formën e një “Mini-Shengeni” të Ballkanit, ku në qendër të këtij projekti do të jetë lëvizja e lirë e qytetarëve të këtij rajoni vetëm me Karta Identiteti. Por projekte të tilla, në formën e lëvizjes së lirë, nuk janë të panjohur për këtë rajon. Gjithmonë me iniciativë të Serbisë dhe e veshur me petkun e lëvizjes së lirë, ky projekt synon edhe një formë presioni ndaj Bashkimit Europian. Rritja e influencës së Serbisë në Shqipëri dhe përtej saj, ka sjellë në qendër të vëmendjes një dokument të deklasifikuar të agjencisë së inteligjencës amerikane (CIA), në të cilën zbuloheshin planet për një rivendosje të kontrollit të Jugosllavisë së atëhershme mbi Shqipërinë. Dokumenti është i tetorit 1951 dhe tregon konfliktin që ka Jugosllavia, Greqia dhe Italia për çështjen e Shqipërisë.

Raporti i CIA-s:

Rëndësia e Shqipërisë

Pavarësisht fakteve, perspektiva e një largimi të Enver Hoxhës nga pushteti në të ardhmen e afërt nuk është premtuese. Shqipëria, megjithatë, përbën një problem të një rëndësie primare në Lindjen e Afërme. Forcat detare të dislokuara në Ishullin e Sazanit dhe në një pjesë të Vlorës, për shembull, mund të kontrolloj rreptësishtë pragun e Adriatikut. Për Bashkimin Sovjetik, Shqipëria paraqet një bazë të avancuar, me zhvillime të qëndrueshme, por që mund të përdoret nga forcat ajrore sovjetike dhe ato detare në Mesdhe. Ishulli I Sazanit, në fakt, në fillim ishte një bazë e nëndetëseve italiane dhe për këtë ka pasur të dhëna se Sovjetikët mund të ndërtojnë një bazë të tillë në të ardhmen. Por për këtë nuk ka evidence të konfirmuara, që ky ishull të përdoret për qëllime të tilla. Në mënyrë të njëjtë nuk ka aspak evidence të tilla të cilat mund të tregojnë se sovjetikët mund të ndërtojnë një bazë ajrore, një bazë e cila do të fuqizonte fuqinë Sovjetike në Mesdhe.

Për shkak të pozicionit të saj strategjik në detin Adriatik, Shqipëria është një objekt shqetësues për fqinjët e tij dhe për interesat e tyre individuale , por që edhe në të tilla rrethana Shqipëria përbën një mundësi për konflikte por edhe bashkëpunim midis Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.

Interesat e Italisë

Interesat e Italisë në Shqipëri kanë qenë gjithmonë të një natyre strategjike, me interesin primar për të ndaluar çdo fuqi të huaj që të dominojë në Adriatik, dhe në mënyrë indirekte të kontrollojë bregdetin e Adriatikut. Për këtë arsye, Italia mbështeti krijimin e shtetit të pavarur shqiptar në vitin 1912. Në vitin 1914, Itali pushtoi ishullin e Sazanit dhe trupat Italiane okupuan atë në vitin 1920, por me kohën u detyruarin që të largohen nga territori i okupuar, por qëndruan në Sazan duke lënë një bazë dhe fuqishme detare. Në vitin 1921, Konferenca e Ambasadorëve nënshkroi një marrëveshje duke i dhënë Italisë rolin e protektoratit mbi Shqipërinë. Influence e Italisë është manifestuar edhe në huat financiare, Italia menaxhon të gjitha ndërmarrjet e rëndësishme zhvillimore, dhe ata kanë trajnuar dhe pajisur forcat e armatosura. Në deklaratën saj zyrtare, Ministria e Jashtme e Italisë, ka bërë të qartë se kontinuiteti i pavarësisë territoriale të Shqipërisë përputhet me interesat e Italisë, por përpjekjet e Italisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, nuk kanë arritur ndonjë progres nën regjimin komunist. Në vitin 1939, Musolini bashkoi Shqipërinë dhe Italinë, në vitin 1940, lançoi pushtimin e Greqisë nga ky territor. Me nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë, në vitin 1947, kjo e fundit njohur pavarësinë e Shqipërisë, cedoi nga ishulli i Sazanit, dhe hoqi dorë nga të gjitha të drejtat e pronës private dhe publike, koncesionet, kërkesat në Shqipëri. Politika e Italisë në lidhje me Shqipërinë që në përfundim të luftës dhe nënshkrimin e Traktatit të Paqes ka vetëm dy qëllime kryesore: largimin nga kjo zonë e të gjitha fuqive të huaj të mëdha dhe vendosjen e influencës politike dhe ekonomike të Italisë në Shqipëri. Në këto rrethana, politika Italiane është e një rëndësie direkte për të ardhmen dhe Italia shpreson të rivendosë influencën e saj përmes grupeve të emigracionit shqiptar në Itali.

Italia është shumë e shqetësuar për prezencën Jugosllave në Shqipëri, sidomos për faktin se do të largojë regjimin e Enver Hoxhës në një të ardhme të afërt. Interesat strategjike në Shqipëri janë shumë t mëdha, dhe dëshira e saj është shmangë vendosjen e një fuqie të tretë në Shqipëri, pra është për një ruajtje të një status quo që do të mundësonte ruajtjen e interesave të Italisë. Në këtë mënyrë Itali është dyshuese edhe për rolin e Britanisë në këtë territor.

Interesat e Jugosllavisë

Jugosllavia dhe para saj Serbia dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar gjithmonë pavarësinë e Shqipërisë. Gjatë dhe pas Lutëses së Parë Botërore, trupat Serbe pushtuan Veriun e Shqipërisë dhe nuk u larguan prej territorit që në vitin 1921. Në vitin 1926, Jugosllavia më në fund e pranoi kufijtë e Shqipërisë të vitit 1913. Deri në fillimin e viti e Luftës së Dytë Botërore, doMinimi Italian në Shqipëri ishte e mjaftueshme për të parandaluar Jugosllavinë nga ushtrimi i influencës në Shqipëri. Kjo situatë ndryshoi radikalisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Tito, nëpërmjet regjimit Komunist në Shqipëri, u mundua që të vendosë kontrollin mbi Lëvizjen Çlirimtare të Shqipërisë. Gjatë luftës, kontrolli i Titos pati ndikim të madh nëpërmjet emisarëve të cilët ishin të pranishëm në qendrat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe që na viti 1944-1945, Shqipëria ishte një kukull e Jugosllavisë. Në vitin 1948, Hoxha u largua nga orbita Jugosllave, për shkak të natyrës që mori politika e Kominformit e Titos. Që nga viti 1948, Tito ka përkrahur një politikë pavarësia ndaj Shqipërisë dhe ka dënuar kërkesat territorial greke dhe ka përkrahur propozimet e Greqisë për një ndarje të Shqipërisë midis saj dhe Jugosllavisë. Në muajt e fundit, propaganda Jugosllave ka për përgjegjëse Italinë se ka inkurajuar emigracioni shqiptar për krijimin e një Shqipëria etnike, e cila do të përfshinte brenda edhe provincën e Kosovës dhe Metohisë, dy vende të banuara nga Shqiptarë. Qëllimi aktual i Titos duket se ka të bëjë me synimin për krijimin e një vije anti-Staliniste, të një regjimi Pro-Tito në Shqipëria dhe kthim në statusin e viteve 1944-1948. Është shumë e dukshëm kjo dhe për këtë arsye u krijua edhe Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë në Jugosllavi, në Maj 1951.

Interesat e Greqisë në Shqipëri

Interesat e Greqisë në Shqipëri kanë të bëjnë me kërkesat e Greqisë për Epirin e Veriut, një zonë të cilën Greqia e ka pushtuar nga vitet 1912 deri në vitin 1916, territor të cilin ata e kanë kërkuar historikisht. Grekët e lidhin me të kaluarën etnike, ekonomike dhe strategjike. Grekët aktualisht janë të shqetësuar se Shqipëria shërben si një bazë për sulmet e Italisë ndaj Greqisë në vitin 1940 dhe në vitet e pas luftës për operacionet e guerileve grek. Edhe në këtë periudhë, Shqipëria është baza më e madhe nga e cila agjentët komunistë janë duke u infiltruar në Greqi. Greqia ndoshta ka një plan për të ndarë Shqipërinë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, si një zgjidhje ideale për këtë problem. Ata janë të shqetësuar për një doMinim të mundshëm të Jugosllavisë ose Italisë mbi këtë vend dhe ndoshta do të mundësojë pushtimin e Epirit të Veriut, në çdo moment apo iniciativë të gatishmërisë greke për të pushtuar Shqipërinë nga ana e Jugosllavisë. Për momentin, aleatët janë të shqetësuar për një mundësi dhe tentativë të Jugosllavisë dhe Italisë për një doMinim në Shqipëri. Nga ana e saj Greqia preferon më shumë që të ketë një ruajtje të status “quos”ë, për të paktën për kohën që regjimi i Enver Hoxhës nuk jep mbështetje të madhe ndaj guerileve grekë. Greqia, njësoj si Italia dhe Jugosllavia, është duke u përpjekur që të mundësojë aktivizimin e refugjatëve nga Shqipëria. Refugjatët në Greqi janë përgjithësisht nga Shqipëria e jugut dhe janë përqendruar në kufirin me Shqipërinë. Qeveria greke nuk i lejon ata që të emigrojnë ose të bëhen qytetarë të Greqisë. Disa nga ata që ndodhen në kamp në Janinë, janë raportuar të kenë formuar një njësi ushtarake, të cilat mund të përdoren në Shqipërinë e Jugut në rast të ndonjë zhvillimi/Shekulli.

Më Shumë

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Kosovarët me rreth 5 miliardë euro kredi

Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se vlera e kredive bruto të kosovarëve për muajin shkurt nëpër banka është 4.95 miliardë euro. Në...

Lajmet e Fundit