25.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Cili deputet do ta çojë tradhtinë ndaj Atdheut në shtëpi te fëmijët edhe për 100 vjet!

Atëherë kur pritej që pushtetarët të merreshin vesh me çdo kusht me opozitën, pason vlerësimi i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, duke i quajtur të sëmurë mendorë.

Por, opozita, e prirë nga AAK në këtë rast, lëshoi për herë të parë një “komunikatë” të rëndë ku shpallet praktikisht Esad Pashë Toptan, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, dhe ata qe mbështesin vendimmarrjen e “Demarkacionit”.

Kosova në këto 17 vite kurrë nuk ka shkuar më pranë një përplasjeje të brendshme, me pasoja të paparashikueshme.

Pavarësisht se ku gjendet e vërteta e “Demarkacionit” dhe pa e paragjykuar atë, mund të thuhet qysh tash se në kuptimin politik opozita e ka fituar këtë “duel politik” me pushtetarët.
Por ajo që mbetet e pashëruar është pasoja në të ardhmen po që se “Demarkacioni” do të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qëndrimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se Mali i Zi është ndërtuar si shtet mbi gjysmën e trojeve shqiptare dhe ata prapë po kërkojnë ta qesin kufirin deri në Pejë, ka një të vërtetë aq të fuqishme brenda saj, sa nuk ka fuqi politike ta zhbëjë atë.

Kjo qasje ndaj “Demarkacionit” është aq e ndjeshme te shqiptarët sa ajo jeton dhe vdes me ta brez pas brezi.

E vërteta e kthimit përrallor të shqiptarëve në Kosovë pasi i kishte dëbuar pushtuesit serbë më 1999, për vetëm një javë të vetme, ndërkohë që të gjitha shtetet e NATO-s planifikonin kthimin me muaj të tërë, mund të shpjegohet nëpërmjet dashurisë së shqiptarëve për tokën e tyre. Për lidhjen e tyre të përjetshme me të.

Ajo thënia e përdorur prej shpirtit lirik jugor “Për gruan dhe tokën lë kokën” e përmban gjithë filozofinë e kësaj lidhjeje transcendentale të shqiptarëve me tokën. Kjo nënkupton jo vetëm faljen supreme të shqiptarëve për tokën dhe gruan në kuptimin e dashurisë. Kjo nënkupton pjellshmërinë, burimin dhe përjetësinë e asaj dashurie.

Për t’u kthyer te banaliteti politik i Republikës, e cila nuk mund të merret vesh me vete, mund të bëhet pyetja kapitale:
Cili deputet i Republikës do ta çojë tradhtinë e PO-s së “Demarkacioni” te fëmijët e vet për 100 vitet e ardhshme?!

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës janë aty me votë të vjedhur, të kontrabanduar, të korruptuar e të kriminalizuar.

Por, megjithatë, vota PO e deputetëve për “Demarkacioni” do të jetë vota e parë zyrtare e tradhtisë kombëtare ndaj Atdheut të të gjithë shqiptarëve.

Kufiri Me Malin e Zi më së paku u takon deputetëve të asaj ane. Edhe ashtu pjesa dërrmuese e tyre janë bërë pis, pavarësisht se në cilën parti politike bëjnë pjesë?!/gazetainfopress/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehona

Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se do ta...

Mjeku Bajram Bajrami përkujtohet me nderime nga Spitali i Prizrenit

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Dr. Bajram Bajramit, mjek specialist i internos, i cili ndërroi jetë më 29 maj 2025, në moshën 66-vjeçare. Akademia...

Lajmet e Fundit