10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, raporton Express.

Daka ka thënë se nëse partitë nuk dërgojnë emra të ri në vend të atyre që s’janë certifikuar, do të ketë lista boshe.

“Nëse ndonjë parti politike nuk i dërgon emrat e ri dhe nuk zëvendëson kandidatët e pa certifikuar, atëherë mbeten vendet e zbrazura. Ne nuk mund të ndryshojmë renditjen dhe nuk mund t’i ndryshojmë numrat e kandidatëve të subjekteve politike si dhe radhitjen gjinore në listat e kandidatëve”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. /Gazeta Express/

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Në komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas zbulimit, mbetjet eshtërore...

Lajmet e Fundit