5.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Çka regjistruan kamerat e sigurisë në burg, te dhoma e Astrit Deharit?

Askush nuk është parë duke hyrë apo dal nga dhoma e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit në kohën kur dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë.

Mirret vesh se njësitet hetimore përkatëse kanë bërë verifikimin e të gjitha kamerave e sigurisë në Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në pjesën ku gjendej dhoma e Deharit,

“Është bërë verifikimi i lëvizjeve përmes kamerave të sigurisë në periudhën e pauzës nga njësitet përkatëse hetimore, ku nuk është vërejtur asnjë lëvizje drejt dhomës së Deharit”, ka thënë ky burim për “Indeksonline”.

Të njëjtat burime kanë pohuar se njësitet hetimore tashmë kanë nisur të bëjnë ekspertizën e kamerave, për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë manipulim të tyre.

“Ka mbetur të bëhet ekspertiza e kamerave që të hiqen dyshimet për manipulimin e sistemit të kamerave të sigurisë”, është shprehur ky burim .

Po ashtu mësohet se përveç gërvishtjeve në qafë dhe duar, Dehari ka pasur edhe shqyerje të indeve të rrugëve të frymëmarrjes.

I ndjeri, Astrit Dehari po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi kishin planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016./Indeksonline/

Më Shumë

Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e fermerëve me pajisje bujqësore

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi që synon mbështetjen e fermerëve në këtë komunë. Sipas tij,...

Legjenda e rock-ut Bryan Adams vjen për koncert në Kosovë më 27 qershor

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian. Sipas datave zyrtare...

Lajmet e Fundit