7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Çmim rekord i vezëve në Kosovë

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur. Rreth 20 centë është shtrenjtuar një komplet me vezë (30 copë) vetëm në ditët e fundit, duke shkuar në 4.26 euro kompleti.

Situata me rritjen e çmimeve veç po rendohet në Kosovë, inflacioni ka shkuar si kurrë më parë, në 14.1 për qind. Rritje ekstreme të çmimeve kanë pësuar edhe vezët.

Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit javën e kaluar është shënuar vetëm tek vezët.

 

“Vezët konson 30 copë aktualisht janë 4 euro e 26 centë. Kurse, çmimi i tyre deri ditën e djeshme ka qenë 4 euro 9 centë”, ka njoftuar ASK.

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime, përveç edhe e vajit që ka pësuar një ngitje të lehtë.

Sipas Agjencisë së Statistikave vaji ushqimor është duke u shitur 2 euro e 93 centë, nga 2.71 sa ishte ditë më parë. Ditë më parë, ASK ka treguar se çmimet për produktet bazike ushqimore në Kosovë kanë shënuar rritje të madhe. Kurse, inflacioni ka shkuar në 14 për qind.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”, theksohet në raportin e ASK-së.

 

Më Shumë

Siguria në Prizren, vlerësohet e mirë

Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, kolonel Faton Alija, ka pritur në takim Besar Gashin, drejtori i Departamentit për Operative të SHKK nga Drejtoria...

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Lajmet e Fundit