32.9 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Çmimet e larta të parkingjeve po e rrezikojnë imazhin turistik të Prizrenit

Oda e Ndërmarrësve Zejtare në Prizren ka ngritur shqetësime serioze lidhur me çmimet e larta të parkingjeve në qytet, duke paralajmëruar se kjo situatë po ndikon negativisht jo vetëm te qytetarët dhe bizneset, por edhe në imazhin e përgjithshëm të qytetit si destinacion turistik.

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENGE NDERTIMI STANDARDIZUAR STRUKTURE MODERNE UNIKE · E STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE +383 49 456 +38349456999 999 STORE www.abiplatinum.com"

Kryetari i Odës, Afrim Tejeci, në një deklaratë publike, e quajti këtë praktikë të dëmshme dhe kërkoi rishqyrtimin e saj të menjëhershëm.

“Kjo praktikë duhet të rishqyrtohet sa më parë. Çmimet e larta të parkingjeve po krijojnë pakënaqësi të gjerë dhe mund të kenë pasoja të padëshiruara për turizmin dhe ekonominë vendore”, tha Tejeci.

Ai shtoi se është jetike të ruhet imazhi pozitiv që Prizreni ka ndërtuar ndër vite si qytet mikpritës dhe atraktiv për vizitorë nga e gjithë bota.

“Imazhi pozitiv i fituar i qytetit të Prizrenit dhe rritja e pranisë së vizitorëve duhet të ruhet me kujdes. Nuk duhet të lejohet që ky imazh të dëmtohet nga veprime që cenojnë atraktivitetin e qytetit”.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "NewCo NewCoElan Elan CM si clarti HAAT TAHA ??? +383 +38346139999 46 139 999 +383 +38346149999 46 149 999"

Ai  kërkon rishikim të politikës aktuale të parkimit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të kushteve të favorshme për qytetarët, bizneset dhe turistët.

“Apelojmë që autoritetet përgjegjëse të rishikojnë sa më parë këtë çështje, me qëllim që të krijohen kushte më të mira për të gjithë – qytetarët, bizneset dhe vizitorët që vijnë në Prizren”, tha Tejeci.

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "Trotinet Trotinetelektrik elektrik KodiMK085 Kodi 085 SPECKAL OFFER NEU 2025. MODEL y Black 329.00 EURO 259.00 EURO Sasia e kufizuar Fuqia SODW Deri 35km Distanei gjetii 15 Mbushieshpejti Mbushjee hpejti Aftäsi ngjitjeje curira fru 15' Rrota 10" BRENTONI HAME KCE nan?poT- Shpeitësic 25 km/h +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 BRUN® TECH"

Prizreni, si një prej qyteteve më të vizituara në Kosovë, veçanërisht gjatë sezonit veror dhe ngjarjeve kulturore si DokuFest, është duke përjetuar fluks të madh vizitorësh. Por me këtë rritje, janë shtuar edhe sfidat infrastrukturore, ku mungesa e hapësirave të parkimit dhe tarifat e larta janë shndërruar në burim pakënaqësie.

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "Trotinet elektrik Brunotech MK083 BRUNG ECH 350W Fuqia matorit 6 Muaj Garancion SZC?C 25 km/h 36V/7.8Ah 4-5orë orë Max. Shp hpejtesia Lithium Bateri Mbushjeeshpejtë 299.00€ 229.00€ € BRENTONI CME- ????????? Pulos DERI DERINE12KESTE E12 12 N? 0%INTERES 0% +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200"

Reagime të ngjashme janë shfaqur edhe në rrjete sociale, ku qytetarë dhe vizitorë kanë shprehur pakënaqësi lidhur me koston e parkimit në zonat më të frekuentuara të qytetit./PrizrenPress.com/

Mund të jetë një imazh i ?4 persona dhe ?teksti që thotë "?+ TravelAgency Travel Agency Halimaj Reisen Reesen Vera2025 OHE? ??? ??TE Durrës-Golem Shëngjin -Velipojë +383 44 152 263 +383 304 318 +383 44 304 318 H?Y ???? REZERVO Ralimaj ?? ?????"??

 

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren/ Prokuroria ndalon dhe akuzon disa persona për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë ndalime, kërkesa për paraburgim dhe ngritje aktakuzash për...

Arrestohet një person në Suharekë, dyshohet për dhunë ndaj një gruaje

Një burrë është arrestuar nga policia në Suharekë pasi që gjatë kontrollit mjekësor tek një grua, janë vërejtur shenja dhune fizike të cilat dyshohet...

Lajmet e Fundit