18.4 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Çnjerëzore: Enver Hoxha, mish e vaj ulliri për refugjatët grekë, vetëm bukë misri fëmijëve në kampin e Tepelenës

Në vitin 1949, kur në kampin e Tepelenës (Kampi i Tepelenës) vdisnin çdo ditë fëmijë të mitur dhe foshnja nga uria dhe sëmundjet, qeveria e Enver Hoxhës tregonte kujdes të veçantë për refugjatët grekë, të cilit ishin strehuar në atë kohë në Shqipëri pas luftës civile greke.

Një varg dokumentesh të Këshillit të Ministrave dëshmojnë me detaje se çfarë ndihmash ushqimore, veshmbathje e strehimi iu ofrua fqinjëve në këtë periudhë të vështirë historike, por që ishte një ndihmë e dhënë në kohën kur Hoxha e kishte thelluar në maksimum hakmarrjen ndaj kundërshtarëve të tij politik duke dënuar me uri dhe vdekje deri edhe foshnjat e tyre të sapolindura që i kishte mbyllur në kampe me tela me gjemba e të ruajtur me forca të armatosura, bashkë më gra e pleq.

Dokumenti që sjellim sot është një pasqyrë ku paraqitet projektplani për furnizimin me ushqime të refugjatëve grekë.

Në kohën kur në Kampin e Tepelenës Hoxha çonte vetëm bukë misri qoftë edhe për foshnjat 1 vjeçe,  në këtë pasqyrë parashikohet që në  ushqimet për refugjatët grekë të përfshihej mielli i grurit për bukë, vaji i ullirit, sheqeri, mishi apo edhe sapuni për larjen e rrobave. Bashkangjitur dokumenti  që ruhet në AQSH, Fondi i Këshillit të Ministrave, dosja 677, vitit 1949.

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Lajmet e Fundit