Filloi ndërtimi i aneksit të ri në shkollën fillore “Dy dëshmorët” në Arbanas

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e aneksit të ri në shkollën fillore “Dy dëshmorët” në fshatin Arbanas (Serbicë e Poshtme), kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi sot kanë vizituar hapësirën ku do të ndërtohet ky aneks.
Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se objekti i ri dy katësh do të ketë një sipërfaqe prej 906 m², duke përfshirë 9 klasa mësimore, hapësirat për kabinet dhe pjesë të tjera më hapësira moderne, të cilat do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme për një edukim cilësor.
Po ashtu Kryetari Haskuka, duke e falënderuar Drejtorinë Komunale të Arsimit për punën e realizuar, deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë të punojnë për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit, për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Lajmet e Fundit