12.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Çoçaj: Konkursi për mësimdhënës, shpallet në mes të gushtit

Konkursi i rregullt për mësimdhënës të të gjitha shkollave në Prizren, nuk do të shpallet deri në mes të muajt gusht të këtij viti. Drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj,thotë se ky vendim është marrë pasi që shumë mësimdhënës zvoglimit të numrit të nxënësve kanë mbeturë pa orë mësimore.

“Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, pas mbledhjes konsultative në DKA me zyrtarët arsimor, me drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe pas shqyrtimit të kërkesave të mësimdhënësve për plotësim të orëve mësimore, mësimdhënësit të cilët po mbeten pa normë mësimore për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve si dhe reformave në arsim, vendosi që konkursi i rregullt ligjor të shpallet nga mesi i muajit gusht 2015, atëherë kurë do të kryhet edhe sistemimi i mësimdhënësve që kanë parashtruar kërkesa për sistemim”, thuhet në njoftimin e Çoçajt,të publikuar në faqen zyrtare të Komunës.

“Për marrjen e këtij vendimi DKA në Prizren është mbështetur në radhë të parë në ndryshimet që ka pësuar UA nr. 06/2015 të datës 10. 07. 2015 – normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe për shkak se ende nuk ka përfunduar regjistrimi i nxënësve në klasat e para të shkollave fillore dhe afati i dytë i regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme të larta”.

“Andaj, gjatë kësaj kohe DKA do të vazhdojë punën rreth sistemimit dhe harmonizimit të AU për pranimin e kuadrit të ri dhe brenda afateve ligjore e para fillimit të vitit shkollor 2015/2016 do ta shpall konkursin publik. Gjithashtu njoftohen të gjithë mësimdhënësit, të cilët ende nuk kanë bërë kërkesa për plotësim të orëve mësimore si dhe mësimdhënësit që kanë mbetur pa orë mësimore ta shfrytëzojnë këtë të drejtë deri sa nuk është shpallur konkursi i rregullt”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Osman Hajdari merr detyrën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka zyrtarizuar sot emërimin e Msc. Osman Hajdarit në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Hajdari e ka...

66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit