24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Conte mund të përballet me një dënim të gjatë pas përjashtimit me të kuq dhe përplasjes me gjyqtarin në tunel

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se mund të përballet me një ndalim të gjatë pasi ‘pothuajse u përplas fizikisht’ me gjyqtarin Fabio Maresca në tunel pas ndeshjes ndaj Udineses.

Interi u ndal në një barazim 0-0 nga Udinese të shtunën mbrëma, dhe të dy, Conte dhe menaxheri i ekipit Lele Oriali i ndëshkuan me të kuq në Dacia Arena.

“Ne patëm një mosmarrëveshje në lidhje me minutat shtesë që i dha”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

“Gjyqtari më ndëshkoi dhe më pas zgjodhi të më përjashtonte. Mendova se katër minuta nuk ishin të mjaftueshme. Pastaj gjyqtari merr vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato, edhe nëse nuk pajtohemi me ato vendime”, përfundoi italiani.

Sipas disa raporteve në Itali, grindja midis trajnerit dhe gjyqtarit kryesor të ndeshjes vazhdoi në tunelin e stadiumit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Conte ‘pothuajse u përplas fizikisht’ me gjyqtarin brenda tunelit me dyshen që nda nga disa lojtarë të Interit.

Pas kësaj, gazeta shton se Conte ka të ngjarë të ndalohet për më shumë se një lojë shkaku i përjashtimit dhe sjelljeve.

Artikulli i Kodit të Drejtësisë Sportive që i referohet çështjes është nr.19 dhe thuhet quhet “ndëshkimet për drejtuesit dhe anëtarët e klubeve”.

Aty thuhet se një anëtar i ekipit mund të pezullohet për “një ose më shumë ndeshje në rast të kryerjes së një dhune të veçantë dhe pezullimi nuk është më pak se katër ndeshje”.

Më Shumë

Dyshohet për dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes – një 25-vjeçar merret në pyetje nga policia në Malishevë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një 25-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit