7.9 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Coronavirusi në Itali, 475 për një ditë – shifra më e lartë që nga shpërthimi i virusit

Numri i viktimave nga coronavrusi në Itali për një ditë është rritur për 475, shifra më e madhe që nga shpërthimi i epidemisë në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani janë në Itali janë konfirmuar 35,713 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 2,978.

Raportohet se rajoni i Lombardisë, mori goditjen më të madhe, ndërsa ka regjistruar 319 vdekje brenda një dite.

Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, pasi kjo e fundit ka shënuar deri më tani 3,241 viktima.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, coronavirusi ka prekur më shumë se 200,000 persona në të gjithë botën.

Shumë vende kanë ndërmarrë masa drastike, përfshirë distancimin shoqëror dhe anulimin e ngjarjeve të mëdha për të ndihmuar transmetimin e ngadaltë dhe uljen e presionit mbi sistemet shëndetësore. /Telegrafi/

Më Shumë

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Përvjetori i Fishtës i harruar në Shkodër

Nail Draga Përkujtimi i personaliteteve të ndryshme me rastin e përvjetorëve të tyre është obligim jo vetëm moral e profesional por edhe kombëtar nga ana...

Lajmet e Fundit