14.3 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Coronavirusi, Qeveria planifikon që ndihmat sociale t’i japë për 2 muaj

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi tha se Qeveria e Kosovës po planifikon që 28 mijë familjeve që janë me asistencë sociale, t’i jap paradhënie edhe për muajin prill, për shkak se duhet të përballen me shpenzime në këtë kohë.

“Pa buxhet nuk mundemi as me i pagu ndihmat sociale, për të cilat 28 mijë familje kanë nevoja urgjente. Ne po planifikojmë që të gjithë përfituesve tu japim si paradhënie edhe ndihmat për muajin prill në mënyrë që të përballen me shpenzimet enorme që I kanë tash”, tha ministri Bislimi.

Ai tha se nëse arrihet të votohet buxheti, atëherë e kanë më të lehtë me e mbushë edhe rezervën, e cila është zero.

“Ne i kemi rezerva ne zero. Rezervat në zero nuk i ka pru kjo Qeveri, i keni pru ju”, tha Bislimi.Në seancën e sotme të jashtëzakonshme është duke u shqyrtuar projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Alush Kastratit i zhdukur nga 7 marsi

Kërkimet për ta gjetur 80-vjeçarin, Alush Kastrati i zhdukur që nga 7 marsi, po vazhdojnë. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me...

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë...

Lajmet e Fundit