Komuna e Prizrenit nis dezinfektimin e hapësirave publike

Komuna e Prizrenit, ka nisur dezinfektimin e hapësirave publike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i pari i komunës, Mytaher Haskuka, ka treguar se ka filluar dezinfektimi i hapësirave publike.

Ndër masat për parandalimin e virusit COVID-19 është edhe dezinfektimi. Sot përmes Drejtorisë së Bujqësisë janë dezinfektuar objektet e Policisë së Kosovës dhe Brigada e Zjarrfikësve dhe disa hapësira publike.

Deri më tani Komuna e Prizrenit ka dezinfektuar gjitha hapësirat e objekteve administrative të Komunës së Prizrenit, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria e Mirëqenjes Sociale, Drejtoria e Financave, Shtëpia e Kulturës, Administrata e Ekoregjionit, hapësirat dhe objektet e stadionit të qytetit “Përparim Thaqi”

Janë vendosur dezifektant në të gjitha hapësirat ku ofrohen shërbimet si për zyrtaret e poashtu edhe për palët qe kërkojnë shërbime.

Drejtoria e Shërbieve Publike ka kërkuar deinfektimin e gjithë transportuesve publik dhe të stacionit të autobusëve dhe këto tanimë janë dezinfektuar, Drejtoria e Inspektorateve ka monitoruar dezinfektimin.

Më Shumë

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Drejt përfundimit restaurimi i “Kazermës së Vjetër” në Prizren, do të shndërrohet në Arkiv Ndërkomunal

Restaurimi i objektit historik “Kazerma e Vjetër” në Prizren po i afrohet përfundimit, ndërsa aktualisht po punohet në detajet e fundit para funksionalizimit të...

Lajmet e Fundit