D o r ë z o h e t

Drejtori i Arsimit në Prizren, Skënder Susuri, është dorëzuar para vendimit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, është pajtuar me Haskukën që, procesi i zgjedhjes së drejtorëve të fillojë nga e para.

Susuri, vazhdon të insistojë se nuk ka pasur shkeljeje procedurale në procesin e zgjedhjeve t ë drejtorëve të shkollave

“Për hir të shtimit të besimit të publikut në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave jemi pajtuar me kryetarin Haskuka që të aplikohen edhe disa masa shtesë ashtu që me e minimizuar cfardo dyshimi që mund të jenë paraqitur në publik lidhur me procesin”, ka thënë Susuri për “Koha Ditore” .

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, muajn e kaluar, anuloi konkursin për drejtorë të shkollave.
Ky vendim e kishte zënë në befasi Susurin.

“Zyrtarisht nuk jam informuar për këtë vendim”, pati thënë Susuri.

Partia e Susurit, Nisma ndërkaq kishte akuzuar Haskukën se vendimi për anulimin e konkursit, ishte i ngutshëm.
Pavarësisht ‘kërcënimeve’ Haskuka nuk është tërhequr nga vendimi i tij.

Ai, ka premtuar se në procesin e zgjedhjes së drejtorëve të shkollave, do të ketë transparencë të shtuar./PrizrenPess.com/

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit