Dacic sërish kërkon këmbim territoresh

Ddacic5-20Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Kosova është një territor i veçantë, por jo edhe shtet i pavarur. Ai ka thënë se vetëm këmbimi i territoreve do të siguronte paqe të qëndrueshme në rajon.
“Ne pranojmë se Kosova është territor i veçantë, por jo se është shtet i pavarur”, ka thënë Dacic, në një intervistë për televizionin e Podgoricës “Atlas”, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi.

Kryeministri serb ka thënë se Serbia dëshiron të marrë pjesë në rregullimin e jetës në atë “territor te veçantë”.

Dacic ka thënë se formulimi i tij “serbët e Thaçit”ka bëjë me ata serbë që janë në pushtetin e Kosovës, por që nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur interesat e serbëve.

Ai gjithastu ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë armiq.

“Unë nuk jam armik me Thaçin. Ai është kundërshtari i imi “, tha Dacic.

I pyetur për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryeministri serb ka thënë se ajo nuk mund të krahasohet me Kosovën.

Dacic ka thënë se statusi i tanishëm i Kosovës është “një zgjidhje e përkohshme”.

Sipas tij, shqiptarët duan të blejnë territore edhe në shtetet e tjera, në të cilat janë popullsi shumicë

Në këtë kontekst ai ka përmendur “këmbimin e territoreve, si zgjidhje e përhershme” në këtë pjesë ë rajonit.

“Këmbim territoresh, për paqe të përhershme”, ka thënë Dacic.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

“E kryjtem obligimin qytetar”- Çifti i Prizrenit vjen për të votuar nga Gjermania

Perderisa sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, ku qytetarët do të votojnë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre, gazetarja e Kanal 10 ka intervistuar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit