Dalin analizat: Uji është i pijshëm në Banjë të Malishevës

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka bërë të ditur se pas përsëritjes së analizave të ujit të pijes në burimet e fshatit Banjë – Malishevë, ku ajo operon, u konstatua se uji është i pijshëm dhe mund të përdoret pa shqetësime nga banorët e zonës.

“Këto analiza janë realizuar pas disa shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe pas verifikimeve të mëtejshme nga ekipi i ekspertëve të kompanisë. Pavarësisht pasigurisë që mund të ketë pasur për disa ditë, rezultatet përfundimtare kanë konfirmuar se uji përmbush të gjitha kriteret e sigurisë dhe mund të konsumohet nga banorët”, thuhet në njoftim.

Kompania ka theksuar se do të vazhdojë të monitorojë cilësinë e ujit në mënyrë periodike për të siguruar që standardet e shëndetit publik të mbahen gjithmonë.

Në përpjekje për të siguruar shërbim të pakompromis, “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shqetësim që mund të kenë në lidhje me cilësinë e ujit, për të mundësuar veprime të shpejta dhe të efektshme.

Marketing

 

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit