16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dardha e shenjtë e Dubravës (Foto)

Dardha e shenjtë e DubravësGjithkush është i lirë të besoj ose jo në Zot apo në njerëz të shenjtë por askush nuk mund të tregohet indiferent nga gojëdhënat dhe historitë që na sjellin objektet të njohura si të shenjta, e tillë është Dardha e Dubravës.

Rreth dhjetë minuta larg qytetit të Suharekës gjendet fshati Dubravë, e në hyrje të këtij fshati sytë nuk kanë si të mos shikojnë atë. Simbolin historik të fshatit që shfaqet si një element i zakonshëm, edhe pse ndoshta pa lidhje konkrete.

Ndalem aty dhe pyes një plak që kalonte rastësisht atypari. E pyes për dardhën dhe më thotë : “Në fakt nuk ka ndonjë shpjegim konkret, porse ka qenë dikush që e ka mbjellur atë para dhjetëra vitesh, si pronë i takon fisit të limanëve. Unë 71 vjet i kam dhe e mbaj mend me këtë madhësi dardhën prej se kam qenë i vogël”.

Shërben si vendtakim për banorët e fshatit dhe si stacion i autobusave. Ulem në një kafene aty afër dhe takoj Sejdi Gashin, një personalitet shumë i shquar njëkohësisht mësuesi i parë i fshatit. Gjej kohën të shijoj një çaj të nxehtë e të dëgjoj rrëfimin e mësues Sedës për dardhën. Ai tregon se kjo dardhë është e llojit sort, “dardhë turke”.

Edhe pse shumë e vjetër vazhdon të prodhojë çdo vjeshtë dardha të shijshme, kalimtarët për të marrë një dardhë gjuajnë me gurë, thyejnë disa rremba të dardhës dhe marrin atë që dëshironin, një dardhë.

Më tej biseda vazhdon të bëhet më e ngrohtë dhe mësues Seda më tregon për shenjtërinë e kësaj dardhe, shumë banorë të fshatit besojnë në shenjterinë e dardhës, para pak vitesh kur po rregullohej rruga e fshatit, deshën ta presin një pjesë të dardhës por një plak tjetër i fshatit tha: ” Të mos guxoj askush ta presë këtë dardhë të shenjtë . Askush nuk guxoi të vepronte.

Dardha gjendet pranë rrugës kryesore; rrugë kjo që historikisht ka lidhur qytete si Shkupi, Ferizaji e fshatra si Jezerci, Budakova e Mushtishti.

Nuk mund të largohesha pa u ndalur tek një vend shumë i lavdishëm i këtij fshati, që gjendet po pranë Dardhës, e që ja shton namin dhe rëndësinë fshatit Dubravë, është Lapidari i dëshmorëve të kombit Valdet dhe Haxhi Gashi dhe martirit Bafti Krasniqi. Lapidar modest e që duket se ka një përkujdesje të veçantë nga banorët e fshatit.

Kur t’piçen dardhat, mund të vini në Dubravë e t’i shijoni! /TherandaPost/

Dardha e shenjtë e Dubravës

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Lajmet e Fundit