Darwin Nunez “alla Zidane”, e godet kundërshtarin me kokë dhe përjashtohet nga loja

Darwin Nunez ka qenë protagonist tek Liverpooli mbrëmë.

Jo për ndonjë paraqitje solide, por në aspektin negativ, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi i ri i “Reds” ua kujtoi të gjithëve Zinedine Zidanen, i cili e kishte goditur me kokë Marco Materazzin në finale të Botërorit 2006.

E në ndeshje me Crystal Palacen, ish-sulmuesin e Benficas e lëshuan nervat dhe u përjashtua me karton të kuq pasi e qëlloi me kokë mbrojtësin kundërshtar, i cili fillimisht e provokoi atë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Për këtë veprim, Nunez pritet të dënohet rëndë nga Federata Angleze pasi sulmet fizike janë të papranueshme dhe të pa tolerueshme në futboll.

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

Lajmet e Fundit