Dasmat në Suharekë nuk festohen në ‘restaurant’: Shoferët dalin në rrugë me veturat e tyre(Video)

Dasmat në Kosovë bëhen shumë ndryshe se në shtetet tjera. Aty shpenzohet shumë si në veshje e në gjëra tjera, transmeton Gazeta Metro.

Kosovarëve nuk u mjafton vetëm argëtimi me këngë e valle nëpër dasma. Shpeshherë aty përdoren edhe armët, mënyrë kjo përmes së cilës dasmorët mundohen ta shprehin gëzimin.

Por në Suharekë, ‘atmosfera’ ka shkuar përtej. Dasmorët kanë dalë jashtë restorantit dhe me muzikë në një veturë janë munduar që ta ndezin atmosferën, duke bërë drift në vend me një BMW M3.

Video e mëposhtme tregon festën e këtyre dasmorëve. Kjo ngjarje ka ndodhur në gusht të vitit 2018./gazetametro.net

 

Më Shumë

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit