3.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Delegacioni i Malishevës viziton bizneset në Slloveni

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, po vazhdojnë vizitën disa ditore në Slloveni, ku po qëndrojnë me ftesë të klubit të biznesit slloven. Delegacioni nga Malisheva, po shoqërohet nga përfaqësuesja e klubit të bizneseve sllovene dhe kosovare, Sonja Rutar.

Gjatë ditës së sotme, Begaj dhe Morina kanë vizituar disa nga kompanitë sllovene, me të cilët kanë biseduar për mundësitë bashkëpunimit me Komunën e Malishevës.

Begaj dhe Morina, kanë vizituar kompaninë “Hidroinzinering” në Lubjanë, ku janë takuar me drejtorin e saj, Boris Savnik dhe menaxhmentin e kësaj kompanie, ndër më të njohurat në Evropë, për trajtimin e ujërave dhe ndërtimin e impianteve, ku janë njohur me mundësitë që ka kjo kompani, e cila gjatë muajit shkurt, kishte qëndruar në Malishevë, pikërisht për të parë mundësinë e investimit në këtë fushë.

Më pas, Begaj e Morina, të shoqëruar nga klubi i bizneseve në Slloveni, kanë vazhduar vizitat në disa nga kompanitë dhe fermat më të mëdha në këtë vend, si në kompaninë “Autocommerce”, përfaqësuese e Mercedesit dhe Fordit për Slloveni, pastaj ferma tjera, të cilat njihen me produktet e qumështit dhe mishit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

U promovuan katër libra të publicistit Fahri Musliu

Katër libra dokumentaro-publicistikë të gazetarit dhe publicistit Fahri Musliu u promovuan sot në Prizren. Librat sjellin  në fokus tema historike, politike dhe shoqërore që lidhen...

Lajmet e Fundit