15.4 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025

Dënimi i Mujës, rikthen Thaçin në Prizren

Thaci5-21Kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi do të vizitojë sot qytetin e Prizrenit. Ai, në kuadër të kësaj vizite, do të takohet edhe me strukturat e Degës së PDK-së në këtë qytet.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Samir Hoxha ka konfirmuar takimin që Thaçi do të mbajë me strukturat e PDK-së.

“Kryetari i PDK-së, njëherësh Kryeministër i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, me datë 15.03.2014 do t’i takojë strukturat e Degës së PDK-së në Prizren”, tha Hoxha. Takimi do mbahet në ambientet e Restaurant “Nafron-i”, duke filluar nga ora 16:00.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, këtë takim me strukturat e PDK-së, po e realizon vetëm dy ditë pasi që kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar 2 vjet me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren. Ky verdikt i gjykatës ndaj Mujës dhe pesë ish-drejtorëve të tij, ka krijuar një gjendje jo të mirë në Prizren.

Partitë opozitare kërkojnë nga kryetari Ramadan Muja, që të jep dorëheqje. Ata kanë paralajmëruar organizim të protestave nëse Muja nuk e merr një veprim të tillë.

Ndërkaq, kërkesa e partive opozitare për dorëheqje nga kryetari Muja është vlerësuar shumë naive. Ai ka thënë se nuk do të jep dorëheqje sa herë kërkon opozita.

Muja vazhdon të jetë i bindur se është i pafajshëm dhe se dënimi ndaj tij nuk ka qenë i drejtë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia identifikon dy të dyshuar për përdorim armësh në Rahovec

Pas qarkullimit të një video-incizimi në rrjetet sociale ku shfaqeshin persona duke shtënë me armë zjarri, Policia e Kosovës ka identifikuar dy të dyshuar...

Abrashi i VV-së: Krejt çka mbetet është me shpresu që opozita të reflektojë, që s’e kanë humbur arsyen

Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje referuar bllokadës së Kuvendit të Kosovës, ka mbetur vetëm një gjë: “shpresa” që partitë ish-opozitare “të reflektojë”. KLIKO https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918 Sipas, tij...

Lajmet e Fundit