14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Dënohet me 500 euro gjobë për prerje të drunjve në malet e Malishevës

Ismet Morina është dënuar me 500 euro gjobë, pasi një ditë më parë pranoi fajësinë për prerje të drunjve në malet e Malishevës.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, dega në Malishevë, Lulzim Paçarizi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, Morina dënimin me gjobë është i obliguar ta paguajë nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Përveç dënimit me gjobë, Morina është i obliguar që në emër të fondit për kompensimin e viktimave të paguajë shumën prej 30 euro, si dhe 20 euro në llogari të paushallit gjyqësor, brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërsa e dëmtuara, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Njësia pyjore në Malishevë, për kompensimin e dëmit është udhëzuar në kontest të rregullt civil.

Prokuroria Themelore në Gjakovë më 31 maj 2021 ka ngritur aktakuzë ndaj Ismet Morinës, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “vjedhje pylli” në vazhdimësi, nga neni 349, paragrafi 1, lidhur me nenin77, të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të parë aktakuzës, Morina më 16 shtator 2020, rreth orës 11:45, në Rajonin Ekonomiko Pyjor “Dubrava” në Malishevë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, në vendin e quajtur “Quka e Kevës”, me sharrë motorike i ka prerë 289 copë drunjë të llojit “Çarr”, me diametër 7cm, me gjatësi 3m, me vëllim të përgjithshëm 2.31m³.

Me këtë thuhet se Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Njësia pyjore në Malishevë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 369.60 euro.

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, Morina më 9 nëntor 2020, rreth orës 13:30, në Rajonin Ekonomiko Pyjor “Dubrava” në Malishevë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, në vendin e quajtur “Llokma te Pishat”, me sharrë motorike i ka prerë 169 copë drunjë të llojit “Çarr”, me diametër 7cm, me gjatësi 4m, me vëllim të përgjithshëm 2.20m³.

Me këtë thuhet se Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural-Njësia pyjore në Malishevë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 352.40 euro. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Lajmet e Fundit