Barcelona interesohet për Koulibalyn

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Napolit, senegalezin Kalidou Koulibaly, ka shkruar të premten “Mundo Deportivo”.

Mësohet se trajneri i Barçës, Xavi Hernandez po e sheh Koulibalyn si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes dhe ka kërkuar nga krerët e klubit ta transferojnë në fund të sezonit. Koulibaly mund të largohet në verë nga Napoli pasi ka kontratë me ekipin italian deri në vitin e ardhshëm.

Te Barcelona po besojnë se mund ta bindin Napolin për ta liruar Koulibalyn për 50 milionë euro. 30-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2014 kurse këtë sezon në 23 ndeshje në të gjitha garat, ka dy gola e po aq asistime.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit