3.6 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Deputetët e AAK-së nënshkruajnë Kodin e Etikës

Deputetet e AAKDeputetët e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar Kodin Etik, me të cilin synojnë rritjen e transparencës, marrjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënies në raport me qytetarët e Republikës së Kosovës, zbatimin e ligjit dhe respektimin e institucionit të Kuvendit.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se institucionet ndërkombëtare dhe vendore gjatë periudhave të ndryshme të legjislativit kanë pas ankesa konkrete në mungesën e zbatimit të përgjegjësive.

Prandaj sipas saj “kjo nismë është një nismë shtesë dhe përkushtim shtesë me qellim të avancimit të demokracisë, me qëllim të avancimit të punëve, dhe llogaridhënies në raport me qytetarët”.

Ky Kod, përbëhet nga 7 nene që përfshijnë deklarimin e konfliktit të interesit, mitmarrjen/konfliktin e interesit, dhuratat, përdorimin e burimeve publike, përdorimin e informacionit konfidencial, detyrat si deputet i Parlamentit, punësimin ose angazhimet dytësore.

Nënshkrimi i Kodit të Etikës nga deputetët e AAK-së u bë vetëm tri ditë pasi kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, u shpreh i ashpër ndaj zyrtarëve të partisë të cilët mund të jenë të përfshirë në keqpërdorime, madje duke paralajmëruar edhe përjashtimin e tyre nga partia.

Më Shumë

Taulant Hodaj pritet të zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të FFK-së

Taulant Hodaj pritet ta zyrtarizojë kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas harmonizimit të statutit të FFK-së me MKRS-në, UEFA-n dhe...

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka...

Lajmet e Fundit