700 të propozuar nga LDK-ja për poste qeveritare!

Isa Mustafa LDKKryetarë degësh, aktivistë, deputetë e zyrtarë të tjerë të LDK-së tashmë kanë dorëzuar listat e tyre për përfshirje në institucionet e Qeverisë së Kosovës si pjesë të marrëveshjes për koalicion me PDK-në.

Siç raporton Botapress, medium ky i afërt me LDK-në, secila degë e kësaj partie ka propozuar nga 2 apo 3 kandidatë për zëvendësministra, ndërkaq emrat e tjerë janë propozuar për poste të këshilltarëve politikë nëpër ministri, sekretarë të përhershëm, anëtarë bordesh e pozicione të tjera qeveritare.Plotësimi i pozicioneve në institucionet qeveritare do të rikthejë në pushtet zyrtarët e LDK-së të cilët viteve të fundit ishin në opozitë.

Më Shumë

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Lajmet e Fundit