17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Deputetët e AAK-së: Qeveria e ka harruar Prizrenin ku dha premtime të mëdha

Deputetët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës qëndruan sot për vizitë në Prizren, në vazhdën e takimeve me strukturat udhëheqëse të degës dhe me këshilltarët komunalë.

Në takim u diskutuan shumë çështje me rëndësi të kësaj komune, e sidomos, ato për përkrahjen e ndërmarrësisë, asaj të mesme dhe të vogël, që është edhe promotori i zhvillimit ekonomik të një vendi.

Në takim u tha që këto tema kërkojnë mbështetje nga Qeveria e Kosovës, e cila deri më sot nuk e ka patur dhe nuk ka krijuar kushte e hapësirë për zhvillimin lokal, ka bërë të ditur deputeti i Aleancës, Pal Lekaj.

“Ne, si Aleancë, kërkojmë nga qeveria që, premtimet që ka dhënë gjatë fushatës elektorale, për krijimin e fondit për zhvillimin e ndërmarrësisë dhe fondit për punësim, t’i implementojë me përpikëri dhe të mos e dërgojë vendin në kolaps ekonomik. Jemi të vetëdijshëm që këto premtime kanë qenë vetëm për të fituar votat e qytetarëve, siç ka vepruar në vazhdimësi ky koalicion qeverisës, por çdo herë kanë dalë që janë mashtruese për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Shefja e GP të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se deputetët e Aleancës do të jenë çdo herë në përkrahje të kërkesave legjitime të qytetarëve të Prizrenit dhe pareshtur do të atakojnë dukuritë negative që ka kjo qeveri.

“Do të jemi kujdestarë të vazhdueshëm të monitorimit të punës së saj dhe kërkesave legjitime të qytetarëve të vendit për mirëqenien e tyre. Ne po shohim që Parku Industrial në Prizren nuk është funksionalizuar dhe se ky qytet përgjithësisht ka mbetur prapa, përkundër faktit se është qytet i madh”, tha Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, Prizreni nuk e ka mbështetjen që e meriton nga qeveria qendrore, mungon mbështetja nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga ajo e Tregtisë dhe Industrisë dhe nga të gjitha dikasteret tjera, andaj, ka thënë Kadaj-Bujupi, deputetët e Aleancës do të vazhdojnë takime e vizita të tilla qytet më qytet, në mbarë vendin, që të bëhet shkëmbimi i njohurive për zhvillimet reciproke dhe që t’i inkurajojmë po ashtu të zgjedhurit lokalë, këshilltarët komunalë në punën dhe misionin e tyre në të mirë të vendit dhe të qytetarëve tanë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

S’ka fluks në pikat kufitare

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka kolona në hyrje-daljet e pikave kufitare. Askund nuk ka pritje më të gjata...

Samuel Opeh, përforcimi i ri i Malishevës

Klubi i Futbollit Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin...

Lajmet e Fundit