11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Deputetët e LDK’së nga Prizreni nisin fushatën për zgjedhje parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se e ka marrë seriozisht nisjen e fushatës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kësisoj, ata sot, i kanë nisur takimet e tyre duke zgjedhur komunën e Prizrenit.
Shumë zyrtarë të partisë së Isa Mustafës, e kanë zhvilluar sot një takim në Prizren.

“Aty ku bëhet Kuvendi, n’Prizren për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook, deputeti i kësaj partie Armend Zemaj.

Ky subjekt politik së fundmi e bëri të qartë pozicionimin e tyre karshi qeverisë Haradinaj. Thanë se këtë javë do t’iu bëjnë ftesë të gjitha partive politike që të dakordohen se kur të mbahen zgjedhjet.

Në të kundërtën LDK është shprehur e gatshme që të nis mocion mosbesimi dhe ta rrëzojë koalicionin qeverisës nga pusheti./GazetaExpress

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/deputetet-e-ldk-se-nga-prizreni-nisin-fushaten-per-zgjedhje-parlamentare-521306/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit