18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Deputeti i LDK’së për Presidentin: E hupi kontrollen, e hupi

Pas një deklarate të Presidentit Hashim Thaçi ku e quajti Vetëvendosjën ‘ndërmarrje kriminale’ dhe pas kundërpërgjigjes së kryeministrit Kurti, deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli ka shkruar për dikë, që sipas tij, e ka humbur kontrollin.

“E hupi kontrollën e huupi”. Kështu ka shkruar deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli, i cili njihet për qëndrimet e tij kundër Presidenti Thaçi.

Këtë postim, deputeti e ka bërë, pas një mbrëmje, kur dy krerët shtetërorë kanë kthyer përplasjet e tyre në një nivel tjetër.

Presidenti Thaçi në një lidhje direkte në një studio televizive i ka kërkuar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,ta marrë kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e t’i shkojnë në shtëpi.

Kurti më pas i është kundërpërgjigjur, duke e ftuar presidentin që “mejdan” ta kenë një studio televizive.

Krejt kjo nisi kur Sveçla në një konferencë për media të mërkurën tha se nëse Presidenti Thaçi e ka futur në territorin e Kosovës deputetin Behgjet Pacollin fshehtas, për t’i ikur masave të ndërmarrë nga qeveria për parandalimin e pandemisë, atëherë edhe Thaçi do t’i nënshtrohet karantinimit ose vetizolimit.

Ndryshe, Avdyli është prej deputetëve të LDK’së që nuk dihet a do ta votojnë Qeverinë e re. Ai ka dalë kundër koalicionit të ri që po e bën LDK’ja me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet. /Express/

Më Shumë

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Lajmet e Fundit