9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

‘Sherr banal’? Gent Hazizi del me sy të nxirë në transmetim pas konfliktit me Ledio Lakon

Dy aktorët e njohur të humorit, Ledio Lakio dhe Gent Hazizi, u përfshinë në një konflikt fizik mesditën e së hënës në Tiranë, sa u desh ndërhyrja e Policisë për t’i ndarë.

Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me një përforcues grushti metalik aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit pranë një karburanti.

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në rrjet, Lako dha versionin e tij të historisë për “Panorama.com”, duke treguar se ishte një sherr banal dhe ishin goditur vetëm me shpulla

‘Sherr artistësh, për çfarë do zihemi tjetër për drogë?! Jemi zënë për tekstin. Genti mund të jetë i axhituar, por këto doreza janë kot. U zumë kot, pas teatrit për punë roli. Jo roli jot, jo ma thuaj batutën, jo s’ma thua batutën. S’ka qenë ndonjë konflikt për t’u raportuar, por me që po kalonte policia aty. Me shpulla jemi goditur. Nuk të nxjerr njeri nga rajoni po të gjuash me dorezë, mjet metalik të fortë.”-u shpreh aktori.

Mirëpo, Gentian Hazizi, i cili ende nuk ka dhënë verisonin e tij të ngjarjes, ka dhënë prova mbrëmjen e sotme se sherri nuk ka qenë thjesht goditje me shpulla.

Në një lidhje direkte në Instagram me aktorin Florjan Binaj, dallohet qartë syri i djathtë i aktorit, i cili është i nxirë.

Image

 

Më Shumë

Kurti: Nëse dëshiron opozita e shpërndajmë Kuvendin dhe shkojmë në zgjedhje, qeveria s’ka arsye të rrezohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për deklaratën e tij se është i gatshëm që vendi të shkojë në zgjedhje. Kurti ka thënë se...

Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët e të lihen të lirë kriminelët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e...

Lajmet e Fundit