11.9 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Deputeti i NISMA-s akuzon VV-në: Po flirtoni me pushtetin

Deputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përçarjen e bllokut opozitar. Ai madje thotë se janë pikërisht takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet ato që kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut.

“Dy ditët e fundit jemi atakuar padrejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje se kinse jemi duke koketuar apo flirtuar me partitë në pushtet. Por unë mendoj se takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut opozitar”, ka deklaruar Enver Hoti në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Hoti ka thënë se janë njerëzit e pushtetit ata që nuk po lejojnë të reformohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj me bindje se ka flirtim mes eksponentëve të caktuar të partive në pushtet dhe Vetëvendosjes të cilët nuk po e lejojnë që të reformohet përbrenda Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputeti i NISMA për Kosovën, duke shtuar se Vetëvendosje i ka disa probleme të brendshme dhe është mbetur peng i një projekti që e ka shfaqur vazhdimisht dhe e cila nuk po mund të hapet më tutje.

“Kosova ndodhet në një situatë të rendë prandaj ne nuk mund të qëndrojmë peng i një koalicioni apo projekti ideologjik. Kosova ka nevojë t’i kalojë bindjet politike, t’i kalojë koalicionet ideologjike dhe është nevojë emergjente të krijohet një front qytetarë dhe tani ne e kemi bërë këtë me AAK-në e cila e garanton fitoren. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Sa do të rritet çmimi i bukës, si po e presin këtë vendim qytetarët?

Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe. Kjo për shkak se ky vendim u tha se...

Salajdin Krasniqi rrëfen dashurinë për kinemanë, filmin dhe jetën në Kino Lumbardhi

Programi i Klubit të Filmit të Kinemasë së Zgjeruar vijon të martën, më 23 prill, nga ora 19:00 në Kino Lumbardhi. Çdo javë, ky program...

Lajmet e Fundit