7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dërgohet në Hagë ish-eprori i lartë i UÇK-së, Sadik Halitjaha

Nga Aeroporti i “Adem Jashari”  dhe nën përcjellje  të zyrtarëve të EULEX-it është nisur të hënën për në Hagë ish- zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha.

Pak para nisjes për në Hagë, Halitjaha ka bërë një prononcim, duke u shprehur se: “Do të luftoj përherë për ty, atdhe! Do t’i mbrojë bashkëluftëtarët dhe UÇK-në! Do të luftoj për liri, drejtësi e të vërtetën! Do të luftoj me dinjitet për ta mbrojtur luftën dhe të drejtën. Sido që të jenë qëndrimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë, as do ta ndryshojnë qëndrimin tim të përhershëm për UÇK-në! Do të jetoj për familjarët e atdhetarët. Për ty Kosovë! U pafshim në liri!”.

Disa muaj më parë, Sadik Halitjaha është marrë në bisedë në selinë e EULEX-it,  në Prishtinë,  ku edhe ia kanë marrë letërnjoftimin e dokumentet e udhëtimit, duke i bërë me dije që të mos largohet nga vendbanimi, por pa i treguar kohën se  kur do të arrestohet.

Sadik Halitjaha është veprimtarë ndër më të dalluarit e më  të përkushtuarit e çështjes kombëtare shqiptare.  Në vitet ’80-të  të shekullit të kaluar ka qenë aktivist dhe veprimtar  i dalluar  i lëvizjes atdhetare, i arrestuar e më pas i dënuar për veprimtari kundër regjimit të ish-RSFJ-së. Pas lirimit nga burgu, ai kishte kaluar kufirin dhe ishte vendosur në Shqipëri. Me leje të autoriteteve të Shqipërisë ka bashkëvepruar në drejtim të mobilizimit të radhëve atdhetar në shtetet e Perëndimit.

Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i është bashkuar qysh herët, ndërsa në qershor të vitit 1998, me disa bashkëluftëtarë kishte ardhur në Kosovë dhe fillimisht ishte sistemuar në Zonën Operative të Pashtrikut. Është plagosur rëndë gjatë luftës,  por iu ka mbijetuar plagëve. Ka kryer detyra ndër më të rëndësishmet  në Shtabin e Zonës Operative të Pashtrikut. Edhe pas luftës ka kryer detyra me rëndësi në TMK, në shoqatat e luftës dhe kudo ku e ka kërkuar nevoja  e kombit e atdheut.

Sadik Halitjaha ka qenë dhe mbetet shumë i hapur në opinion, në medie dhe kudo, duke mos kursyer asgjë nga vetja në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe vlerave të saj gjithëkombëtare. Ai, vazhdimisht ka shprehur gatishmëri për t i mbrojtur bashkëluftëtarët çlirimtarë…

Halitjaha ka qenë dhe do të mbetet vlera, krenaria dhe besniku ndër më të devotshmit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. / Radio Kosova e Lirë/

Më Shumë

Kurti: Sakrifica dhe beteja e banorëve të Lubizhdës së Hasit, pjesë e dhimbshme dhe e lavdishme e historisë së popullit tonë

Në 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve e martirëve në Lugishtë të Hasit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varrezat...

Prizren, arrestohen 2 persona sulmuan zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi që ata kishin sulmuar zyrtarët policorë. Njëri nga të dyshuarit është dërguar...

Lajmet e Fundit