6.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Dëshmori Nesimi Elshani “rikthehet” i bronztë në fshatin e tij të lindjes

Në fshatin Nagavc të Rahovecit u ngrit busti i heroit Nesimi Elshanit i cili u vra nga forcat serbe 31 vite më parë. Me këngë dhe valle u përkujtua figura e Nesimi Elshanit nga nxënës të shkollës që edhe mban emrin e heroit në Nagavc të Rahovecit.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se Nesimi Elshani ishte paraprijës i një epoke që ndryshoi fatin e shqiptarëve, luftëtar i paepur i lirisë, që i organizuar në radhët e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, ju priu në ballë të kolonës masës së njerëzve të mllefosur me padrejtësitë e pushteti serbo-jugosllav.

“Lartësimi i bustit të heroit Nesimi Elshani, dhe përkujtimi për këtë figurë të ndritur të historisë sonë kombëtare na ka mbledhur sot në shkollën e Nagavcit që me krenari e mban emrin e Nesimi Elshani… Nesimi Elshani njëra ndër figurat kryesore… paraprijës i një epoke që do të ndryshonte fatin e shqiptarëve në hapësirat e tyre etnike”, tha ai.

May be an image of 2 people, people standing, monument and outdoors

Djal i heroit, Nesimi Elshani, Nëntori, tha se është burri më krenar në botë për shkak të babait të tij.

“Ky vend është i veçantë për mua, siç e tha më parë një nxënës, nuk e kam njohur babain tim, por në këtë vend e përjetësuat Nesimi Elshanin… sot ndihem burri më krenar në botë sepse do të takoj babain tim edhe pse është në mënyrë virtuale”, tha ai.

May be an image of 3 people, people standing and outdoors

Në këtë manifestim solemn, nxënësit e shkollës që mban emrin e Nesimi Elshanit, përformuan me këngë, valle, proza e poezi kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Teksa të pranishmit, që ishin në një numër të konsiderueshëm shijuan talentin e fëmijëve të tyre.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Para një viti në një seancë solemne të Kuvendit Komunal, në kuadër të 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Rahovecit me rrethinë, kryetari i Komunës Smajl Latifi, iu kishte dorëzuar vendimin e Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Urdhrin: ”Hero i Kosovës”, familjarëve të viganëve të kombit tonë, pishtarëve të lirisë, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi, të cilët ranë gjatë demonstratave për liri, në Brestoc, më 27 janar të vitit 1990.

Më Shumë

Gjesti paralajmëron këngën e re – fansat dyshojnë se i dedikohet Eglit

Fenomeni i këtij viti, Gjesti, ka zbuluar një pjesë nga kënga e tij më e re përmes një videoje të postuar në rrjetin TikTok. Kënga,...

Hetime për para të falsifikuara në Prizren, sekuestrohen monedhat e dyshimta

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një periudhe prej më shumë se dy muajsh në Prizren janë pranuar monedha dhe bankënota të cilat...

Lajmet e Fundit