14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Dështon gjykimi për vjedhje të pyllit në Malishevë

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje pylli, Hafir Morina, ka bërë që të dështojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tij, e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Gjykatësi i rastit, Njazi Morina, ka konstatuar se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo ai nuk ka prezantuar dhe për seancën e radhës i njëjti do të ftohet me detyrim, përmes stacionit policor në Malishevë.

Ndërsa, sipas gjykatësit Morina, seanca e radhës është caktuar me 4 mars 2019, në ora 10:30.

Ndryshe, në seancë kanë prezantuar prokurori Ismet Tofaj, dhe rojtari i pyllit Fahredin Bytyqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 27 dhjetor 2017, Hafir Morina, akuzohet se më 7 tetor 2017, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Udha e Gjakovës”, në rajonin ekonomiko-pyjor “Dubrava”, me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim pasuror, me qëllim vjedhje, kishte prerë 260 copë dru, me vëllim të përgjithshëm prej 2.08 metër kub.

Sipas aktakuzës, me këtë të dëmtuarës Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Njësia Pyjore në Malishevë, i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 332.80 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka kryer vepër penale “vjedhje pylli”, nga neni 358, paragraf 1 të KPRK-së.

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit