4.2 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Dhjetë të vdekur e 162 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dhjetë viktima e 162 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi IKSHPK-ja.

Gjithsej janë testuar 584 persona.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë tani është 12.168 nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i viktimave ka shkuar në 448.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571”, thotë IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.

Më Shumë

Therje me thikë në Prizren, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje

Një burrë kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi dyshohet se është therur me thikë nga një burrë tjetër. Rasti ka ndodhur...

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec

Sot mbahet edicioni VIII i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë organizuar nga Fondi për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi në Rahovec. Sipas traditës së Festivalit gjithnjë ruhen...

Lajmet e Fundit