Dhjetëra artistë ndërkombëtarë në koloninë e artit në Therandë

Artistë nga 11 shtete të ndryshme të Botës po marrin pjesë në Koloninë Ndërkombëtare të Artit në Therandë, që organizohet në kuadër të festivalit “Festari”.

Kolonia po mbahet në Qendrën e Rinisë, por mund të lëvizë edhe në pikat turistike të komunës së Therandës (Suharekës), ndërsa nuk do të mungojnë edhe vizitat e artistëve pjesëmarrës në pika turistike si në Prizren, Prishtinë, etj.

Ky aktivitet, sipas Refki Gollopeni zëdhënës i “Festarit”, do të mbyllet më 29 shtator 2018, me ç’rast edhe do të hapet ekspozita me veprat artistike të krijuara nga artistët gjatë kolonisë.

“Qëllimi i këtij aktiviteti artistik është afirmimi i kulturës kosovare në arenën ndërkombëtare dhe zhvillimi i turizmit kulturor”, ka thënë artisti Gollopen

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria në detyrë ka ndarë fonde dhe ka miratuar një paketë të re për përballje me...

Lajmet e Fundit