15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Dhjetëra të arrestuar në Shkup: Gruevski vëzhgonte kamerat e Policisë

Dhjetëra qytetarë me lëndime të rënda trupore janë sjellë sonte në qendrën urgjente të Shkupit.

Të lënduar ka edhe nga qytetarët e edhe nga policët. Përveç të lënduarve janë mbi 20 persona të arrestuar.

Turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Jozyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski, nga baza e vëzhgimit të kamerave të Policisë së Shkupit i ka ndjekur protestat dhe ka dhënë urdhër se si të veprohet.

Nuk dihet nëse do të arrijë që protesta të vazhdojë deri në mëngjes ose sonte do të marrë fund.

Në bulevardin “Ilinden” nuk ka më protestues pasi Policia i ka shtyrë ata drejt rrugës “Goce Dellçev”.

Qytetarët vazhdojnë të hedhin fishekzjarrë dhe të brohorisin “vrasës”, “dorëheqje” dhe “largohuni”.

Flamujt të cilët ishin ulur në gjysmështizë nga protestuesit sërish janë ngritur në nivelin e duhur tek objekti i Qeverisë. /Zhurnal/

Më Shumë

Një person në Prizren raporton se i është zhdukur gruaja, nuk u kthye më pasi shkoi në punë

Një person në Prizren ka raportuar në Polici se i është zhdukur gruaja. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ajo ka shkuar të shtunën në...

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Lajmet e Fundit