Dhjetëra të vdekur nga sulmet me makinë-bombë në Libi

Dhjetëra persona janë vrarë dhe lënduar, pas shpërthimit të dy makinave-bomba jashtë një xhamie në qytetin Bengazi në Libi.

Zyrtarët e spitalit lokal kanë thënë, se të paktën 27 persona janë vrarë dhe 42 të tjerë janë lënduar, në shpërthimin e 23 janarit.

Dëshmitarët kanë thënë se bomba e parë ka eksploduar derisa besimtarët kanë qenë duke u larguar nga xhamia. Bomba e dytë ka shpërthyer 30 minuta më vonë, pasi shpëtimtarët dhe civilët janë ofruar për t’iu ndihmuar të lënduarve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Libia është përballur me trazira që nga koha e diktatorit, Muammar Qaddafi, i cili ishte rrëzuar nga pushteti dhe është vrarë më pas më 2011.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Lajmet e Fundit