13.6 C
Prizren
E diel, 26 Janar, 2025

Dita e Mesharit – 5 janar 1555

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar Dom Gjon Bdek Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë dhe njëkohësisht i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Datën dhe arsyen e shkrimit të kryeveprës monumentale vetë autori e shkruan në parathënien e Mesharit të tij, se e mbaroi “së shkruami” më 5 janar 1555 duke e vë edhe arsyen: “tue e u kujtuomshum? herë se gluha jon? nukë kish gj? t? ?digluom ? së Shkruomit shenjtë,” dhe dëshmia se kjo është një vepër e parë e këtij lloji e shkruar në gjuhën shqipe: “këjo tue klenë m? e para vepër”.

Ja Pasthënia e Mesharit:

“U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue ? kujtuom shumë herë se gluha jonë nukë kish gj? të ?digluom ? së Shkruomit shenjtë, ? së dashunit së botësë sanë desha me ? fëdigunë, për s? mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne qi t? ?diglonjinë, përse ata të mundë mernë s? i naltë e mujtunë e i përmishëriershim anshtë Zotynë atyne qi ta duonë ? gjithë zemërë. U lus ?bas sodi m? shpesh te uini ? klishë, përse ju kini me gjegjuni ordhëninë e Tinëzot. E atë në ?baronjënë, Zotynë të ketë mëshërier ?bi ju. E ju t ini të zg?iedhunitë e Tinzotë. E përherë Zotynë k? klenë me j?, ju tue ?djekunë të dërejtënë e tue lanë të shtrembënënë. E këta ju tue b?m, Zotynë ka me shtuom ?dër j?, se të korëtë taj të ?glatetë djerie ? së vjelash, e të vjeltë djerie ? së mbjellash. E ata qi ? monduonë djerie tash, m? mos u mondonjënë. E u m? duo t? ?baronj vepërënë teme, Tinëzot tue pëlqyem, ?dë vjetët M. D. L. IV. njëzet dit ?dë mars zuna ?fill, e ?barova ?dë vjetët ?jë M. D. L. V. ?dë kallënduor V dit. E se për fat në keshë kun ?bë ?donjë vend fëjyem, u duo tuk të nukë fajtë, aj qi të jetë m? i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ?de e mirë. Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë m? e para vepër e fort e fështirë për të vepëruom ?bë gjuhët tanë. Përse ata qi shtamponjinë kishnë të madhe fëtigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë, përse përherë ?daj ta nukë mundë jeshë; u tue ?bajtunë një klishë, ?bë të d? anët më duh? me sheryem. E tash u jam ?falë gjithëve, e lutëni Tenëzonë ende për muo”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Derbi i Javës: Bashkimi përballet me Pejën 03 në Prizren

Të premten më 24 janar 2025, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet një nga ndeshjet më të pritura të Superligës së...

Rahoveci forcohet me Henry Chibueze në sulm

KF Rahoveci ka njoftuar përforcimin më të ri të ekipit, Henry Chibueze, sulmues i krahut, i cili ka firmosur me klubin pas një periudhe...

Lajmet e Fundit