8.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Ditar Kabashi promovoi librin “Komeditë serioze” në Ankara

Në ambientet e Qendrës Kulturore Shqiptare, në Ankara u realizua promovimi i librit “Komeditë serioze” të Ditar Kabashit, studentit prizrenas të doktoraturës, në Departamentin e së Drejtës Publike në Universitetin “Gazi” në Ankara.

Në mbrëmjen e organizuar nga Unioni i Studentëve Shqiptarë në Turqi morën pjesë stafi diplomatik i Kosovës me në krye ambasadorin, Avni Spahiu, zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe studentë shqiptarë që vijojnë mësimet në Ankara.

“Komeditë serioze” është libër me përmbledhje të shkrimeve të një periudhe pesëvjeçare, të Ditar Kabashit me përmbajtje të larmishme ku qëmtohen tematika të ndryshme, në një stil të lirë nisur nga stisja për të mos qenë indiferent si qytetar ndaj çështjeve preokupuese sociale e politike.

Diskutimi mbi premisat, që autori i ofron në libër, ngjallën interesim tek audienca dhe u mirëpritën.

Vlerësim për librin dha edhe ambasadori Spahiu, i cili në cilësinë e shkrimtarit shprehu kritikën pozitive për penën e Kabashit duke theksuar se ky lloj i shkrimit i kujton periudhën më të ndritur të publicistikës shqiptare – atë të viteve 1920-30’./trtshqip/.

Më Shumë

Filloi gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat e Prizrenit

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj tha se procesi mësimor i gjysmëvjetorit të dytë ka nisur sipas planifikimit në të gjitha shkollat. Sipas saj,...

Vështirësi në komunikacion në disa akse rrugore në Malishevë pas reshjeve të dendura

Si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, në disa rrugë në territorin e Komunës së Malishevës është vështirësuar qarkullimi i automjeteve,...

Lajmet e Fundit