12.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

“Do ta marrim Prizrenin, Dubrovnikun…”, serbët në Bosnjë e Serbi këndojnë këngë ultra-nacionaliste nëpër rrugë

Serbët kanë dalur në demonstrime nëpër rrugët e Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë me këngë ultra-nacionaliste dhe me fishekzjarrë të ndezur.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Nacionalistët etnikë serbë u panë duke kënduar së bashku me një këngë popullore serbe.

Këto pamje u panë në disa qytete të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, në të cilat ka edhe popullatë boshnjake, derisa disa përdorues të Twitterit nga BeH kanë thënë se ato janë të njëjtat të cilat janë kënduar në marshimet e ushtrisë serbe gjatë luftërave dhe gjenocidit ndaj popujve të ish-Jugosllavisë.

Ngjarje të njëjta janë parë edhe në Novi Pazar, ku jeton një shumicë e madhe myslimane.

Kënga në fjalë bën thirrje për pushtim të disa prej qyteteve kryesore të shteteve fqinje të Serbisë.

Ndryshe, asambleja e Republikës Serbe ka filluar procedurat për largim nga institucionet qendrore të Bosnje e Hercegovinës, një lëvizje që nuk është në vijë me Marrëveshjen e Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë më 1995.

Kryetari i RS, Millorad Dodik, është sanksionuar nga SHBA-ja si pasojë e veprimeve të tij. /Gazeta Express/

Më Shumë

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

Dyshime për shkelje të të drejtave të votimit, nisin hetimet edhe në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka nisur hetime lidhur me procesin...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit