1.4 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

‘DokuFest’, kinemaja botërore 8 ditë në Prizren

Doku-Fest-Kosovo09E gjithë bota e filmit do të zbarkojë për 8 ditë me radhë në Prizren. Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Doku Fest”, i cili starton të shtunën e 16 gushtit do të bashkojë bashkojë 56 shtete me 237 filma.

E ndërsa Festivali mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës si pjesë e marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve për një calendar të përbashkët kulturor, Kumbaro vlerësoi rëndësinë e aktivitetit.

“Bëhet fjalë për një aktivitet shumë të rëndësishëm që do të bashkojë 56 vende me 237 filma, jo pak për një muaj, jo pak për një Festival. Do të sjellë në të njëjtin vend më shumë se 200 artistë të të gjitha kategorive, që nga kineastët, gazetarët, kritikët, oepratorët, aktorët, jo vetëm shqiptarë. Duke qenë se në qëndër vendi qëndror do të jenë artistët e SHBA-së, mund të themi pa frikë se kemi gjithë botën midis Tiranës dhe Prizrenit”, tha ajo, transmeton oranews.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Eroll Bilibani, Drejtor Ekzekutiv i DokuFest prezantoi edhe programin e Festivalit.

“Është kënaqësi të jemi sot këtu, pasi premtimi para një viti nga kryeministri Rama u përjetësua dhe ne kemi sot fillimin e një bashkëpunimi që besoj do jetë për një kohë shumë të gjatë. Financimi i “Doku Fest” nga Ministria nuk është vetëm për qëllime të Festivalit, por që të ndihmojë kineastët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, të cilët do marrin pjesë në disa aktivitetet të Festivalit. Më të mirët do vinë në nëntor në Tiranë dhe do kemi sërish një program special sëbashku me Ministrinë e Kulturës. Sa i përket “Doku Festit”, fillon me 16 gusht, këtë të shtunë në Prizren, të gjitha përgatitjet janë në përfundim e sipër. Do fillojë me një aktivitet që do i paraprijë Festivalit, është ekspozita e fotografisë “Doku Foto” me 15 gusht i fotografit të njohur amerikan Donald Weber, i cili do të sjellë ngjarjet më të fundit në Ukrainë”, tha ai.

Bilibani lëshoi dhe ftesë për të gjithë qytetarët nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Ju kisha ftuar që ta vizitoni Prizrenin nga data 16-24 gusht, pasi është një eksperiencë që nuk do të harrohet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit