15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

‘DokuFest’ shpall programin e edicionit të XIII-të

DokuFest XIII-ndrysho mos u mshefDokuFest ka shpallur sot programin e plotë të filmave që do të shfaqen në festivalin e vitit 2014, i cili do të mbahet nga data 16-24 gusht në Prizren, Kosovë. Të zgjedhura nga një numër rekord i 2.400 aplikimeve, festivali do të prezantoj 237 filma nga 56 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale të kuruara.

DokuFest hapet me EVERYDAY REBELLION dhe mbyllet me shfaqjen e 20 FEET FROM STARDOM.

SHBA është shteti në fokus këtë vit dhe do të prezantohet me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik si Harlan County USA nga Barbara Kopple, Hoop Dreams nga Steve James dheHearts and Minds nga Peter Davis. Një numër i filmëbërësve, producentëve dhe profesionistëve të filmit pritet të jenë të pranishëm në festival, në mesin e tyre kameramani Richard Pierce dhe Lynzee Klingman që është njëri ndër editorët e Hearts and Minds, Christian Frei, regjisor i filmit Sleepless in New York, Marilyn Ness, producent i 1971 dhe E-TEAM si dhe shumë të tjerë, nga rajoni dhe nga jashtë.

Festivali do t’i bëjë homazh filmëbërësit austriak Michael Glawogger i cili vdiq në fillim të këtij viti, duke shfaqur tre filmat nga triologjia e tij e Globalizmit. Një shiqim gjithpërfshirës në skenën e filmit eksperimental austriak do të prezantohet përmes programit special Austrian Experiments. Filma për muzikë, teknologji dhe konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme, çështjet e mjedisit dhe të drejtat e njeriut janë poashtu pjesë e programit.

“Këtë vit DokuFest është plot me filma të cilët na tregojnë që asnjë art tjetër nuk është në gjendje të na bëjë të qajmë, të na gëzojë, të na dërgoj në vende horror dhe të na bëjë të çohemi dhe të dëshirojmë ta ndryshojmë botën në të cilën jetojmë, të gjitha në të njejtën kohë.”, tha Veton Nurkollari, Drejtori Artistik i DokuFest. “Nga filmëbërës në ngritje e deri te mjeshtërit e filmit kemi kënaqësinë të prezantojmë një përzgjedhje të shquar të filmave në këtë edicion”.

Sipas organizatorëve kategoritë e festivalit janë ndarë në: gara e dokumentarëve të Ballkanit, ajo ndërkombëtare, e dokumentarëve të mjedisit, për të drejtat e njeriut, e filmave të shkurtër, dhe ajo ndërkombëtare. Ndërkaq janë përfshirë edhe një numër i kategorive në kuadër të programit special. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

Xhamia e Sinan Pashës – Trashëgimia e pasur historike e Prizrenit

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës – person...

Lajmet e Fundit